Zyrtare: Jamie Vardy merr vendim të rëndësishëm në karrierë
Jamie Vardy ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja angleze pasi e informoi Gareth Southgaten se është koha që ai të fokusohet vetëm te Leicester City.
Sulmuesi anglez, i cili mbushë 32 vite në janar, thotë se shumë faktorë kanë ndikuar në vendimin e tij, përfshirë këtu edhe moshën dhe dëshirën për të kaluar më shumë kohë me familjen.
Madje, ai e pranoi se nuk do të startonte edhe shumë për Anglinë edhe nëse nuk do të pensionohej, transmeton IndeksOnline.
”Që të jem i sinqertë me ju, pensionimi ka qenë në mendjen time që një kohë të gjatë”, tha Vardy për The Guardian.
”Nuk jam duke u bërë më i ri dhe ju mund ta shihni, se Southgate do skuadër më të re”.
”Kjo natyrisht se është gjë e mirë pasi që e pamë rezultatin në Kupën e Botës”./IndeksOnline/