13:14 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i klubit të njohur kosovar

Pas humbjes së thellë të Istogut nga Vëllaznimi me rezultat 4-1, Besim Podrimaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Istogut.

Dorëheqjen e tij e ka pranuar edhe kryesia e klubit.

Klubi futbollistik, Istogu e ka falënderuar Besimin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar të gjitha të mirat në jetë, transmeton IndeksOnline.

Klubin kosovar pritet ta udhëheqin, Hysni Kabashi kryetrajner, Mehdi Arifaj ndihmëstrajner dhe Driton Dreshaj ndihmëstrajner.

Istogu shpreson që ndryshimet e bëra në klub të sjellin rifreski në mesin e lojtarëve si dhe rikthimin e rezultateve pozitive./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Temat: