75 Mall Live Search
19:44 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së Superligës

Gugash Magani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Trepça ’89.

Ai njoftimin për largim e ka dhënë në intervistën pas ndeshjes me Prishtinën, ku skuadra e tij u mposht me rezultat 2-0.

“Jap lajmin se do të largohem nga posti i trajnerit të Trepça ’89. Mendoj që kemi patur kohën e mjaftueshme për t’i vlerësuar gjërat. U bënë afër 10 muaj dhe kam pasur një sjellje të mirë nga futbollistët, stafi dhe qytetarët e Mitrovicës. Kur nuk ecin gjërat është e nevojshme që skuadra të merr një fytyrë të re”, ka thënë Magani pas ndeshjes.

Magani ishte trajner i skuadrës nga Mitrovica që nga dhjetori i vitit të kaluar. /IndeksOnline/