16:12 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Zyrtare: Joachim Low do të jetë trajner i Gjermanisë në Euro 2021

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Joachim Low edhe në kampionatin evropian “Euro 2021”.

Shumica e tifozëve gjermanë kanë kërkuar që të shkarkohet selektori Low, pas humbjes shokuese kundër Spanjës 6-0.

Kjo ishte disfata më e thellë e Gjermanisë në 81 vitet e fundit, shkruan Indeksonline.

Low ishte emëruar trajner i ‘Pancerëve’ në vitin 2006.

/Indeksonline/