11:48 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Joe Hart largohet nga Man City, nënshkruan për klubin tjetër anglez (Foto)

Burnley ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e portierit anglez, Joe Hart.

Portieri anglez i është bashkuar Burnleyt për një shumë të pazbuluar në një marrëveshje 2-vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Kështu, Hart i ka dhënë fund aventurës 12-vjeçari te kampioni i Premier Leagues .

Ardhja e Hart te Burnley vjen pas lëndimit të rëndë të Nick Pope, të cilin e pësoi në Aberdeen muajin e kaluar.

Pra, Hart qëndroi më shumë se një dekadë te Manchester City pasi iu bashkua klubit nga Shrewsbury Town në vitin 2006.

Dhe gjatë kohës së tij në ”Etihad Stadium” ai fitoi tituj të shumtë./IndeksOnline/