11:53 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Kanë nevojë për një mbrojtës, Gabbia rikthehet te Milani

Skuadra e AC Milan ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin, Matteo Gabbia.

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra italiane përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Gabbia ishte i huazuar te skuadra e Villarrealit dhe luajti 13 ndeshje si titullar me fanellën e verdhë.

Ekipi “kuqezi” ka nevojë për një mbrojtës dhe ndoshta rikthimi i Gabbia mund t’i largoj problemet e Stefano Piolit.

Kujtojmë që Milan mbrëmë arriti të fitoj ndaj Cagliarit dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë./Indeksonline/