11:24 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kante zgjat kontratën me Chelsean

Ngolo Kante ka nënshkruar një kontratë të re me Chelsean.

Francezi ka nënshkruar kontratë për 5 vite. Kampioni i botës do të përfitojë 290 mijë paund në javë me kontratën që e mban të lidhur deri në vitin 2023.

“Jam i lumtur që ta zgjas kontratën me Chelsean. Kanë qenë 2 vite të bukura dhe dëshiroj që të vijnë sa më shumë të tjera. Jam përmirësuar që kur kam ardhur këtu. Fitova trofetë që kurrë nuk i kisha menduar. Më pëlqen qyteti dhe klubi, jam i lutmur që do të jem këtu edhe për shumë kohë”, u shpreh Kante.

27-vjeçari ka bërë më shumë se 100 paraqitje me fanellën blu duke fituar edhe shumë çmime individuale. Kante u ble nga Leicesteri për 36 milionë euro, ndërkohë që vlera e tij tashmë llogaritet në 80 milionë euro. /IndeksOnline/