16:16 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kastrati largohet nga Roma, nënshkruan me klubin tjetër nga Serie A (Foto)

Mbrojtësi anësor, Lirim Kastrati është larguar nga skuadra e Romës.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka firmosur kontratë me klubin tjetër nga Serie A, Bologna, shkruan IndeksOnline.

Kastrati ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare, deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi.

Sezonin e kaluar, kosovari zhvilloi 21 ndeshje duke shënuar një gol në Primavera Tim Cup.

Kujtojmë që klubin e Bolognas e menaxhon legjenda e Milanit, Filippo Inzaghi./IndeksOnline/