18:41 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Zyrtare: KB Peja arrin marrëveshje me trajnerin maqedonas

Marin Dokuzovski do të jetë dirigjenti i ri i Klubit Basketbollistik Peja.

Arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar vetë ekipi, raporton Indeksonline.

Dokuzovski ka një përvojë të gjatl si trajner i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe ekipe si: MZT Skopje, Rabotnicki, Lukoil, Sigal Prishtina etj.

Ai i ka të fituara shumë Kampionate dhe Kupa shtetërore në Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Kosovë.

Dokuzovski do të jetë zëvendësues i turkut Semsettin Bas, me të cilin ekipi ndau rrugët një javë më parë.