20:44 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Zyrtare: KB Peja lanson “bombën”, Lis Shoshi rikthehet nga lëndimi

Klubi i Basketbollit, Peja ka publikuar transferimin e fundit në këtë merkato.

Gjiganti kosovar, Lis Shoshi është rikthyer nga lëndimi dhe i është bashkangjitur skuadrës së Pejës, transmeton Indeksonline.

Shoshi është një nga basketbollistët më të mirë kosovar dhe pritet të jetë një ndihmesë shumë e madhe për “Shqiponjat”./Indeksonline/