11:34 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: KB Prishtina nuk ka të ndalur, përforcohet me reprezentuesin britanik

Basketbollisti me prejardhje boshnjake, i cili përfaqëson Britaninë e Madhe, Fahro Alihodzic është përforcimi më i ri i skuadrës së Prishtinës.

Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri skuadrës.

Alihodzic ka qenë pjesë e disa skuadrave, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.

Karrierën si profesionist e nisi në Hungari te dyherë kampioni, Kaposvari, transmeton IndeksOnline.

Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi te skuadrat, Rethymno, Promitheas Patras e Panionis.

Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears./IndeksOnline/

Image may contain: 2 people, outdoor

Temat: