75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Këta janë katër kapitenët e parë të Barcelonës

Përmes rrjeteve sociale, ekipi katalunas, Barcelona ka zyrtarizuar katër kapitenët e parë që do të jenë në sezonin e ri 2018/19, transmeton Indeksonline.

Pas largimit të Andres Iniestas, kapiten i parë i ekipit është bërë Leo Messi, i dyti është Busquets, i ndjekur pas nga Pique dhe Sergi Roberto.

Tifozët janë befasuar kur si kapiten të katërt e kanë parë Roberton para Jordi Alba i cili ka 6 vite në ekipin e parë, i cili ka qenë i pazëvendësueshëm në rolin e tij. /Indeksonline/