20:09 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kjo është gjendja e Firminos pas lëndimit

Roberto Firmino pësoi një lëndim në ndeshjen e sotme, ku Liverpooli e mposhti Tottenhamin 1-2.

Brazilani u detyrua të largohej 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Mirëpo gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

Në faqen zyrtare, Liverpool ka thënë se sulmuesi i tyre do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Reds do të zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër PSG-së të martën nga ora 21:00. /IndeksOnline/