11:00 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Klubi i Premierligës shkarkon trajnerin (Foto)

Skuadra e Evertonit edhe zyrtarisht e ka larguar nga detyra e trajnerit, Sam Allardycen.

“Big Sam” edhe zyrtarisht më nuk do të jetë trajner i “The Toffees” për sezonin e ri, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjeteve sociale.

“Klubi i Evertonit e konfirmon se Sam Allardyce është larguar nga roli i trajnerit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

63-vjeçari iu bashkua Evertonit më 30 nëntor të vitit 2017. Ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2019, por nuk ka preferuar të qëndroj edhe për një sezon në klubin e Evertonit.

Me “Big Sam”, Evertoni e mbylli sezonin në pozitën e tetë, me 49 pikë./IndeksOnline/