13:00 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Klubi konfirmon largimin e zëvendësuesit të Thibaut Courtois

Chelsea e ka aktivizuar klauzolën e lirimit të Kepa Arrizabalagas, gjë e cila ka bërë që Athletic Bilbao ta lejojë largimin e tij drejt Premier Leagues.

Marrëveshja është një shumë rekorde botërore, konkretisht 71 milionë funte, transmeton IndeksOnline.

Kështu Chelsea e ka kaluar rekordin e Liverpoolit për transferimin e portierit, Alisson nga Roma, lëvizje e cila u kompletua për 66.8 milionë funte.

Spanjolli 23-vjeçar do të vie te Chelsea si zëvendësues i Thibaut Courtois, i cili nuk është paraqitur ende në stërvitje dhe është pranë kalimit në Real Madrid.

Kepa është zgjedhja e dytë e Kombëtares spanjolle në portë, pas portierit të Manchester Unitedit, David de Gea dhe ai ka bërë një paraqitje.

Ai i kaloi dy sezonet e fundit në skuadrën e parë të Bilbaos, duke bërë 53 paraqitje në La Liga.

Në janar, ai nënshkroi kontratë të re afat-gjate me Bilbaon deri në vitin 2025 pas interesimit të Real Madridit./IndeksOnline/

Image result for kepa arrizabalaga