15:09 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Kosova do të organizojë Kampionatin Evropian të xhudos

Kosova sot ka marrë një lajm të mirë.

Unionit Evropian i Xhudos (EJU), ka vendosur që Kosova ta organizojë Kampionatin Evropian të Xhudos, shkruan IndeksOnline.

Ky evropian do të mbahet më 16 dhjetor, dhe për herë të parë do të zhvillohet me një format i ri.

Zyrtarisht njihet si “European Championships Open”, ndërsa garuesit e kategorive të ndryshme do të garojnë mes vete. Evropiani i hapur do të organizohet në kategorinë deri 57 kg dhe atë deri 73 kg.

Fondi shpërblyes do të jetë 300 mijë euro dhe gara pritet të mbledhë xhudistët më të mirë në Evropë./IndeksOnline/