14:51 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kosova organizon dy miqësore për muajin mars, njihuni me kundërshtarët

Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars, përcjellë IndeksOnline.

FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Faso që të zhvillojë dy ndeshje miqësore  në Paris.

Ndeshja  kundër Madagaskarit do të zhvillohet më 25 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 27 mars.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet modeste të Parisit me rrethinë./IndeksOnline/

Temat: