16:44 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

ZYRTARE: Kosovare Asllani tani një “galaktike” e vërtetë

Skuadra e grave e Real Madrid edhe zyrtarisht është fuzionuar me skuadrën CD Takon dhe nga sezoni i ardhshëm do të mbajnë emrin e tyre origjinal.

Sezonin e ardhshëm “mbretëreshat” do të luajnë në Primera Division, liga më e lartë e grave në Spanjë.

Pjesë e skuadrës së Real Madrid do të jetë edhe sulmuesja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani.

“Historia shkruhet. Urime për të gjitha vajzat e reja që një ditë ëndërrojnë të luajnë për ekipin e tyre të preferuar, nuk është e pamundur. Hala Madrid”, ka shkruar kosovarja në rrjetet sociale.

Ajo sezonin e kaluar ishte pjesë e CD Takon derisa tani ka vazhduar aventurën e saj me Real Madridin. /IndeksOnline/