75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Kroos merr një vendim të madh në Real Madrid

Real Madrid ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me mesfushorin Toni Kroos, njoftoi klubi spanjoll.

Marrëveshja e re lidh mesfushorin e Gjermanisë në Bernabeu deri më 30 qershor 2023, shkruan Indeksonline.

Kroos u bashkua me Realin nga Bayern Munich në vitin 2014 dhe ka fituar 11 trofe gjatë pesë viteve të tij në klub, duke përfshirë tre tituj e Ligës së Kampionëve dhe një kupë të La Ligas.

Kroos do të paraqitet në media më vonë të hënën pas njoftimit të kontratës së tij të re.

29-vjeçari ka gjasa të luajë një rol kyç nën Zinedine Zidane, pasi francezi duket të rishikojë skuadrën përpara sezonin e tij të parë të plotë në Santiago Bernabeu.

Lojtari bëri 43 paraqitje për Madridin sezonin e kaluar, duke shënuar dy herë. /IndeksOnline/