16:20 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpool e largon një futbollist

Skuadra e Liverpool përmes një komunikate zyrtare ka treguar se mbrojtësi, Nathaniel Clyne do të largohet përfundimisht nga ekipi.

Atij i ka skaduar kontrata dhe ekipi i Liverpool nuk është e interesuar që të ia zgjasë kontratën, transmeton Indeksonline.

Clyne ka bërë 103 paraqitje dhe ka shënuar dy gola për ekipin e Liverpool.

Ai u transferua tek ‘The Reds’ në vitin 2015, kurse nën urdhërat e Klopp ka luajtur 52 ndeshje./Indeksonline/