22:39 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Llapi forcohet edhe në mbrojtje (Foto)

Skuadra e Llapit ka bërë një tjetër transferim në afatin kalimtar të verës.

Pasi transferuan Shend Kelmendin në sulëm, skuadra e Bylbyl Sokolit është përforcuar edhe në fazën defansive, shkruan IndeksOnline.

Klubi kosovar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Ramiz Sadikut, Fatbardh Latifi.

Latifi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ekipin llapian.

Klubi po ashtu ka paralajmëruar se do të ketë ende transferime gjatë këtij afati./IndeksOnline/