13:13 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Llapi pëson goditje të rëndë, largohet ylli i skuadrës

Skuadra e Llapit pasi e humbi dje Jasmin Raboshtën, sot ka humbur një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Mërgim Pefqelin, i cili përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se është lojtar i lirë, transmeton Indeksonline.

Ai ka falënderuar kryesinë, stafin dhe bashklotjarët për sezonin që kaluan së bashku.

Mbetet të shihet se ku do të luaj Pefqeli sezonin tjetër./Indeksonline/