16:19 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin e njohur nga Shqipëria

Skuadra e Llapit ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Ardi Peposhi.

Peposhi, që së fundmi ishte pjesë e KF Bylisit, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me ekipin nga Podujeva, transmeton Indeksonline.

Ai në të kaluarën kishte luajtur për ekipet si Tirana, Teuta, Korabi dhe Kukësi.

Prezantimi i Peposhit do të bëhet kur ai do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgaditore./Indeksonline/