18:18 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Lovato transferohet te Atalanta

Hellas Verona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Matteo Lovato te Atalanta për tetë milionë euro plus tre milionë euro bonuse.

Lovato i përfundoi testet mjekësore dje dhe nënshkroi një kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, shkruan footballitalia.

“Hellas Verona FC njofton transferimin e përhershëm të Matteo Lovato te Atalanta Bergamasca Calcio”, shkroi klubi në një deklaratë.

21-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje në Serie A që kur u bashkua me Veronën.