00:13 / E Enjte, 24 Shtator 2020

Zyrtare: Luis Suarez largohet nga ekipi i Barcelonës

Klubi i Barcelonës pak momente më parë përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se Luis Suarez nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Sulmuesi i njohur, pas gjashtë viteve të kaluara tek katalunasit, do të transferohet në një klub tjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave, ai shumë shpejtë do ta kompletoj transferimin e tij tek ekipi spanjoll, Atletico Madrid.

Luis Suarez është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit të Barcelonës./Indeksonline/