Zyrtare: Lukaku zgjidhet futbollisti më i mirë, në Evropa Ligë

UEFA-ja sot ka zgjedhur Romelu Lukakun si futbollistin më të mirë të Evropa Ligës për sezonin e kaluar.
Belgu u paraqit 6 herë sezonin e kaluar dhe arriti të shënonte 7 gola në Evropa Ligë, transmeton Indeksonline.
Skuadra e Interit arriti të kualifikohej deri në finale, por në fund u mposhtë nga Sevilla.
Lukaku ishte futbollisti më i mirë i Interit në Evropa Ligë sezonin që kaloi./Indeksonline/