13:27 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Malaziasi Dejan Vukiçeviq, trajner i Feronikelit

KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukiçeviq. Ai ka qënë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.

Vukiçeviq ka qenë poashtu trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupes me ekipe të ndryshme.

Vukiçeviq ka arriturr marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.

Sot në stervitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri.