19:32 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Manchester City prezanton sulmuesi 21 vjeçar

Jeremy Doku është zyrtarizuar si futbollist i ri i Manchester Cityt.

Sulmuesi belg është transferuar nga skuadra Stade Rennais dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, shkruan IndeksOnline.

Manchester City do të paguaj 60 milionë euro skuadrës franceze për shërbimet e Dokut.

Anësori 21-vjeçar belg bëhet nënshkrimi i tretë i merkatos së verës, duke ndjekur gjurmët e dyshes kroate Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol , të cilët iu bashkuan klubit në fillim të kësaj vere.

Doku bëri 92 paraqitje në të gjitha garat për Stade Rennais, duke regjistruar 12 gola dhe 10 asistime./IndeksOnline/