11:54 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / B O

Zyrtare: Manchester United prezanton Sabitzerin

Pas dëmtimit të rëndë të Eriksen, United ishte i detyruar të gjente një lojtar për të mbuluar rolin e danezit.

“Djajtë e Kuq” gjetën një marrëveshje me Bayern Munich, për të huazuar Marcel Zabitzer nga Bayern te Manchester United. Klubi anlgez e bëri zyrtare këtë gjë në orët e para të mëngjesit, pasi austriaku përfundoi vizitat mjekësore.

Njoftimi i klubit:

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Marcel Sabitzer i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Bayern Munich deri në qershor 2023.

Mesfushori austriak ka bërë 443 paraqitje për klube në karrierë në të gjithë Evropën, përfshirë 54 që kur iu bashkua FC Bayern Munich në gusht 2021.

Më parë ai ishte kapiten i klubit të RB Leipzig. Ai ka 68 ndeshje të plota për kombëtaren e Austrisë.”

Marcel Sabitzer tha:

“Ndonjëherë në jetë duhet të marrësh vendime të shpejta dhe të rëndësishme. Që në momentin që dëgjova për këtë mundësi e kuptova se ishte e duhura për mua. Unë jam një lojtar konkurrues. Unë dua të fitoj dhe ta ndihmoj klubin të arrijë objektivat e tij këtë sezon.

Ndjej se jam në kulmin tim si lojtar dhe se mund të kontribuoj me shumë përvojë dhe energji në skuadër. Jam i emocionuar të filloj me bashkëlojtarët dhe menaxherin e ri dhe të tregoj cilësitë e mia për tifozët e Manchester United.”

John Murtough, drejtori i futbollit të Manchester United, tha:

“Marcel është një lojtar që ne e kemi parë për një kohë të gjatë. Mundësia u krijua shpejt dhe ne e dinim se ai ishte dikush me aftësinë dhe karakterin për të bërë një ndikim. Ai shton cilësi të mëtejshme në skuadrën tonë dhe përvojë në dhomën e zhveshjes, dhe të gjithë ne jemi të kënaqur që po e mirëpresim atë në Manchester United.”