21:35 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Manchester United transferon Casemiron

Është zyrtarizuar transferimi i mesfushorit Casemiro nga Real Madrid te Manchester United.

Lajmin e ka zyrtarizuar klubi anglez përmes faqes zyrtare, transmeton IndeksOnline.

“Jemi të lumtur që të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për transferimin e Casemiros”, thuhet në njoftimin e djajve të kuq.

Braziliani ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit me Manchester United.

Gjatë javës së ardhëshme, Casemiro do ti kryej edhe testet mjekësore./IndeksOnline/