16:24 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester United transferon shokun e Bersant Celinës

Manchester United ka nënshkruar me talentin e Swansea City, Daniel James.

Përmes një komunikate, skuadra nga Championship ka bërë të ditur se ylli i tyre ka nënshkruar kontratë me skuadrën e drejtuar nga Solskjaer.

Uellsiani është i rritur në akademinë e Swanseas derisa me skuadrën e parë ka zhvilluar 33 ndeshje duke realizuar katër gola.

James ka luajtur së bashku me yllin e Kosovës, Bersant Celina. /IndeksOnline/

Daniel James