21:35 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mancini trajner i Italisë (Foto)

Roberto Mancini është edhe zyrtarisht trajner i Kombëtares së Italisë

Ish-trajneri i Manchester Cityt, la këtë javë ekipin rus, Zenitin dhe është i gatshëm për punën në ekipin e Azzurëve, shkruan IndeksOnline.

Faqja zyrtare e Italisë ka bërë të ditur se nesër rreth orës 12:00, do ta bëjë prezantimin e trajnerit italian.

53-vjeçari e nisi karrierën e trajnerit në vitin 2001, ku menaxhoi Fiorentinan. Ai vazhdoi karrierën e tij profesionale me klubet gjigante si; Lazio, Inter, Manchester City, Galatasaray dhe Zenit./IndeksOnline/