Zyrtare: Mbyllet sezoni për Gnabryn, mungon edhe në Kupën e Botës
Sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry, ka reaguar publikisht duke konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e ëndrrës për Botërorin me Kombëtaren e Gjermanisë.
“Në ditët e fundit ka qenë e vështirë për ta përpunuar gjithçka. Një sezon me Bayernin që ende ka shumë për të dhënë, pasi siguruam një tjetër titull në Bundesliga gjatë fundjavës,” u shpreh Gnabry.
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Statement from Serge Gnabry:
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) April 22, 2026
"The last few days have been tough to process. A Bayern season which still holds much to play for after securing another Bundesliga title on the weekend."
"As for the World Cup dream with the DFB team. That’s sadly over for me.… pic.twitter.com/7Mf10EB0aw
Sa i përket përfaqësueses gjermane, lojtari shtoi: “Sa i përket ëndrrës për Botërorin me ekipin kombëtar, kjo fatkeqësisht ka përfunduar për mua. Si gjithë vendi, do t’i mbështes djemtë nga shtëpia.”
Gnabry theksoi se tani fokusi i tij është rikuperimi dhe kthimi në formë për fazën përgatitore para sezonit të ri, duke falënderuar gjithashtu tifozët për mbështetjen dhe mesazhet e shumta./Indeksonline/

