10:19 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mehmedi nënshkruar me klubin e ri (Foto)

Admir Mehmedi është larguar zyrtarisht nga Bayern Leverkusen.

Futbollisti shqiptar ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me ekipin e Wolfsburg, transmeton IndeksOnline.

Mehmedi i cili do ta bartë numrin e fanellës “22”, do të qëndroj te Wolfsburg deri më 30 qershor të vitit 2022.

“Wolfsburg është një klub i njohur dhe me potencial të madh. Shpresoj se unë të jem gati të bëjë më të mirën në këtë klub”, ka thënë Mehmedi.

26-vjeçari te Leverkuseni bëri afro 65 paraqitje dhe shënoi 12 gola./IndeksOnline/