17:17 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Merret vendimi për gjyqtarin që largoi me të kuq futbollistin e Nantes (Video)

Tony Chaperon, gjyqtari francez – largoi me të kuq futbollistin e Nantes, Diego Carlos, pasi ky i fundit e rrëzoi në tokë. Edhe pse ndërhyrja ishte pa dashje, gjyqtari fillimisht e sulmoi dhe më pas ia tregoi kartonin e dytë të verdhë, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas kësaj, Federata e Futbollit Francez ka marr masa për vendimin skandaloz të gjyqtarit.

“Shoqata e Arbitrave dhe komisioni federal kanë vendosur që Tony Chapron të tërhiqet për një kohë të pacaktuar nga referimi”, shkruhet në njoftimin e Federatës Franceze.

Sipas mediave franceze, gjyqtari ka mundësi të dënohet për 10 ndeshje./IndeksOnline/