15:29 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mësohet se kur do të fillojë funksionimi i VAR në Premier League

Klubet e Premier Leagues kanë arritur marrëveshje në princip për ta funksionalizuar VAR-in në këtë kompeticion nga sezoni i ardhshëm.

Në takimin e sotëm, klubet u njoftuan se VAR do të testohet edhe në disa ndeshje këtë sezon.

Në këtë takim është diskutuar gjithashtu edhe përdorimi i VAR në FA Cup dhe Carabao Cup, dhe në disa divizione më të ulta, transmeton IndeksOnline.

Programi që do ta testojë këtë teknologji do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni.

Tani, Premier League do të bëjë një kërkesë formale drejt Bordit të Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar dhe FIFA-s./IndeksOnline/

Temat: