75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: ‘Messi japonez’ nënshkruan me Real Madridin

Real Madridi ka mposhtur Barcelonën për nënshkrimin e talentit 18-vjeçar japonez Takefusa Kubo.

Kubo kaloi 4 vjet në akademinë “La Masia” të Barçës para se të kthehej në Tokio në 2015.

Barça u përpoq të ri-nënshkruante me të, por i riu ka zgjedhur të nënshkruaj me rivalët nga Madridi.

Mesfushori do të luajë në ekipin e të rinjve të Real Madridit, duke qenë se është 18 vjeç dhe ka nevojë të përshtatet me futbollin në Spanjë. Take u ble nga FC Tokyo për 2 milionë euro nga Real Castilla dhe do të përfitojë 1 milionë euro në sezon pagë.

Kubo ka debutuar me ekipin kombëtar të Japonisë, edhe pse është vetëm 18 vjeç. Ndërsa këtë sezon luajti në Divizionin e Parë të Japonisë, ku me Tokyon zhvilloi 13 ndeshje në kampionat, shënoi 4 gola dhe tre ndeshje në Kupë, ku shënoi një gol. /IndeksOnline/