12:28 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milan dhe Inter arrijnë marrëveshje për stadiumin

Milani dhe Interi i japin zgjidhje problemit të stadiumit. Dy klubet e Milanos kanë zyrtarizuar marrëveshjen për një projekt të përbashkët për një stadium të ri në kushtet më moderne të mundshme.

Mund të rikonstrukohet mitiku San Siro por nuk përjashtohet as mundësia që dy klubet milaneze të ndërtojnë një stadium të ri të përbashkët në një zonë tjetër të qytetit.

Faza vëzhguese do të përfundojë në fund të këtij viti sepse më pas drejtuesit e Milanit dhe Interit do të marrin vendimin nëse do të modernizojnë San Siron apo të ngrejnë një impiant të ri.

Temat: