75 Mall Live Search
18:34 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Milani bën blerjen e dytë, është serb

Skuadra e Milanit e ka zyrtarizuar blerjen e dytë në këtë afat kalimitar veror.

Pas sulmuesit, Alvaro Morata, kuqezinjët kanë transferuar mbrojtësin serb, Strahinja Pavlović, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Ai u transferua nga skuadra e Red Bull Salzburgut, ku nga viti 2022 bëri 71 paraqitje duke shënuar 6 gola, dhe ka fituar një titull të Bundesligës austriake.

Ai ka zgjedhur ta vesh fanellën me numrin 31./IndeksOnline/