17:29 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani konfirmon largimin e yllit të skuadrës

Milani zyrtarisht ka konfirmuar se Nikola Kalinic është shitur tek Atletico Madridi në një marrëveshje të përhershme.

Sulmuesi kroat i është bashkuar Milanit nga Fiorentina sezonin e kaluar, por pas një sezoni debutues katastrofal, ai ishte vënë në shitje, transmeton IndeksOnline.

”Milani ka njoftuar shitjen e lojtarit, Nikola Kalinic tek Atletico Madridi”, thuhet në njoftimin e Milanit.

”Klubi dëshiron ta falënderojë lojtarin për profesionalizimin që gjithnjë e ka treguar me fanellën e Milanit, derisa i uron atij gjitha të mirat në vazhdim”.

Çmimi i transferimit nuk është bërë i ditur, megjithatë është raportuar se lëvizja është finalizuar për 15 milionë euro.

Atletico ka konfirmuar se sulmuesi kroat ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare./IndeksOnline/

Image result for nikola kalinic