19:16 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani nënshkruan me talentin kosovar (FOTO)

Milani po vazhdon të kujdeset për sektorin e të rinjve duke siguruar talentët e rinj që të qëndrojnë.

Rosonerët sot kanë nënshkruar me talentin kosovar, Ismet Sinani, shkruan indeksonline.

Mesfushori i të rinjve të Kosovës do tq qëndroj te Milan Primavera deri në vitin 2021.

Sinani ka zhvilluar një ndeshje me skuadrën U19 të Kosovës ndërsa më herët ka qenë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë. /IndeksOnline/