19:36 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Milani rinovon kontratën me Maldinin e Masara

Klubi italian Milan, ka njoftuar edhe zyrtarisht vazhdimin e kontratave edhe dy për vite të tjera me Drejtorin Teknik, Paolo Maldini dhe Drejtorit Sportiv, Frederic Massara.

‘’AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë sot se Bordi i Drejtorëve të Klubit ka miratuar një marrëveshje rinovimi dyvjeçare për shërbimet e Drejtorit të Zonës Teknike Paolo Maldini dhe Drejtorit Sportiv Frederic Massara’’, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Indeksonline.

Pas vazhdimit të kontratave të dy drejtorëve, klubi i Milanit do të fokusohet tek tregu i transferimeve.

Në listë janë shumë futbollistë të cilët do ta përforconin skuadrën e Stefano Piolit, për tu angazhuar në mbrojtjen Scudetos./Indeksonline/