22:17 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Milinkovic-Savic prezantohet te skuadra arabe

Këtë të mërkurë, Al Hilal ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin serb 28-vjeçar, Sergej Milinkovic-Savic, të cilin e bleu te Lazio për 40 milionë eurove, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Milinkovic-Savic është përforcimi i tretë i fortë për skuadrën e trajnerit portugez, Jorge Jesus, që ka në skuadër Koulibaly (nga Chelsea) dhe Rúben Neves (nga Wolverhampton).

Në tetë sezone në shërbim të Lazios, mesfushori serb realizoi 69 gola dhe dha 59 asiste në 341 ndeshje.