Zyrtare: Muriqi bëhet me skuadër të re (Foto)
Vedat Muriqi ka befasuar të gjithë me largimin nga skuadra e Gençlerbirligi.
Sipas mediave turke, sulmuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me skuadrën e Ligës së Dytë në Turqi, Caykur Rizespor, transmeton IndeksOnline.
Muriqi i cili ka bërë 57 takime dhe ka shënuar 11 gola – 4 asistime, nga skuadra e Gençlerbirligi u largua për 500 mijë euro.
Rizespor këtë sezon po synon rikthimin në Superligën e Turqisë, pasi pas 17 xhirosh ka mbledhur 31 pikë në pozitën e tretë./IndeksOnline/