15:11 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Napoli, e blen 20 milionë euro yllin e La Ligas

Napoli ka firmosur zyrtarisht me mesfushorin sllovak, Stanislav Lobotka. 20 milionë euro i ka kushtuar skuadrës së Gatussos blerja e yllit të La Ligas.

Lobotka nënshkroi një kontratë deri në qershor 2024 me vlerë 1.8 milionë €uro në sezon, shkruan Indeksonline.

Ka qenë ish-ylli napolitan, Marek Hamshik, ai që ia kishte propozuar skuadrës këtë blerje pasi që i njeh mirë cilësitë e tij nga paraqitjet që kishin te Sllovakia.

Napoli ditë më parë ka zyrtarizuar blerjen e Diego Demmes nga Leipzigu për 12 milionë euro. /Indeksonline/