14:36 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Nga Lazio transferohet në Superligën e Shqipërisë (Foto)

Skuadra e Flamurtarit të Shqipërisë ka nënshkruar me futbollistin e Lazios, Mamadou Tounkara.

Tounkara u transferua nga Lazio në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi 22-vjeçar, për Lazio ka luajtur vetëm 2 ndeshje, kurse më parë ishte i huazuar edhe te ekipi i Crotones.

Flamurtari gjatë këtij sezoni është në luftë për titull, pasi pozicionohet në pozitën e dytë me 31 pikë, gjashtë më pak se Skënderbeu i Krocës./IndeksOnline/