14:11 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Nga Superliga në Ligën e Parë, Jashanica nënshkruan me Suharekën

Futbollisti i njohur kosovar, Labinot Jashanica ka nënshkruar kontratë me klubin nga Suhareka.

Përmes rrjeteve sociale, FC Suhareka ka konfirmuar lajmin për transferimin e futbollsitit, Jashanica,shkruan Indeksonline

Jashanica së fundmi ishte në Superligën e Kosovës, në skuadrën e Fushë-Kosovës.

Gjithashtu mesfushori ka luajtur edhe për skuadrat, si: Feronikeli, Dukagjini, Llapi dhe Malisheva./Indeksonline/