16:23 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas largimit të Starovas, Feronikeli emëron trajnerin e ri

Feronikeli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mëparshëm të Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili do ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh, transmeton IndeksOnline.

Me këtë marrëveshje klubi drenicas synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës dhe e di që synimi kryesor i klubit është titulli kampion.

Nikli i ka uruar suksese trajnerit të ri dhe mbetet me shpresë që i njëjti do t’i mbështesë dhe do e nxjerrë më të mirën nga lojtarët.

Kujtojmë se pak minuta më parë Feronikeli zyrtaroi shkarkimin e trajnerit paraprak, Sylejman Starova./IndeksOnline/

Image may contain: 2 people, people standing and indoor