23:10 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas shumë spekulimesh për të ardhmen, ylli i Arsenalit vendosë të largohet (Foto)

West Hami ka vazhduar me ecurinë e shpenzimeve duke transferuar së fundmi Lucas Perez nga Arsenali – teksa, tani radhën e ka ”The Rock”.

Sulmuesi i Arsenalit, 29-vjeçari, Perez është përforcimi i nëntë i Manuel Pellegrinit, transmeton IndeksOnline.

Në një marrëveshje 4 milionëshe, Perez do të transferohej në klubin tjetër londinez për t’i bërë konkurrencë Marko Arnautovicit dhe Javier Hernandezit.

Dhe Pellegrini tani prite tta transferojë mesfushorin e Aston Villas, Carlos Sanchez për ta kompletuar listën e tij me 10 përforcime në këtë afat kalimtar.

I njohur me nofkën, ”The Rock”, kolumbiani do t’i sjellë zgjidhje West Hamit në repartin defanviz të mesfushës.

32-vjeçari është ende duke zhvilluar bisedime me West Hamit për transferimin e tij nga Fiorentina./IndeksOnline/