17:03 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Pensinohet nga kombëtarja e Kroacisë, Ivan Rakitic

Kombëtarja e Kroacisë ka lajmëruar që mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic nuk do të jetë më pjesë e tyre.

Rakitic ka vendosur të pensinohet nga kombëtarja kroate, transmeton Indeksonline.

Ai u paraqit 106 herë për kombëtaren e Kroacisë dhe arriti të shënoj 15 gola.

Rakitic është ndër futbollistët më të mirë në histori të kombëtares së Kroacisë./Indeksonline/